Selim Marevci: Ferizaj po ecën me vizionin e Agim Aliut, opozita pa ide

Kandidati për asamblist të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Selim Marevci, ka vlerësuar se sot qyteti po përjeton një realitet të ri politik, ku kryetari Agim Aliu flet për të ardhmen dhe vizionin zhvillimor, ndërsa opozita është zhytur në komente e paqartësi.

Marevci ka kujtuar vitin 2017, kur Aliu kandidonte për kryetar si opozitar, duke theksuar se ai nuk e kishte ndërtuar fushatën mbi të kaluarën e kryetarit të atëhershëm, por mbi ofertën dhe vizionin për qytetin.

“Në vitin 2017, Agim Aliu tregoi se si bëhet opozitë dhe si ndërtohet vizioni për të ardhmen. Ai nuk merrej me të kaluarën e kryetarit të atëhershëm, sepse katër vitet në opozitë i kishte shfrytëzuar për të thënë mjaftueshëm. Ishte koha të ofronte një rrugë të re për Ferizajn, dhe kjo solli punë të mëdha. Ndërsa sot, pas tetë vitesh, kryetari aktual flet për të ardhmen, por opozita nuk ka ide, nuk ka programe, vetëm komenton e kritikon”, ka deklaruar Marevci.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e partive opozitare, duke thënë se “në vend që ta avancojnë debatin publik, po e kthejnë Ferizajn në vitet e 2000-ta, pa ide, pa shpalosje, vetëm duke u marrë me tjetrin. E zhgënjyeshme, për besë!”.

Marevci theksoi se përballë një opozite të dobët, qytetarët e Ferizajt janë të bashkuar përreth vizionit të kryetarit Aliu për “Ferizajn e gjeneratës tjetër”, i cili po përkrahet fuqishëm nga të gjitha gjeneratat.

Postimi i plotë:

Një kujtim politik vs një realiteti të tanishëm politik:

Në vitin 2017, kur Agim Aliu kandidonte si opozitar për kryetar, ai asnjëherë nuk fliste për të kaluarën e kryetarit të atëhershëm. Arsyeja ishte e qartë: gjatë katër viteve në opozitë kishte thënë mjaftueshëm dhe tashmë ishte koha të ofronte vizion për të ardhmen.

Në anën tjetër, kryetari i asaj kohe merrej duke komentuar mandatin dyvjeçar të Aliut, i cili megjithatë kishte sjellë punë të mëdha.

Pas tetë vitesh, sot (2025), kemi një situatë krejt të kundërt. Kryetari aktual flet për të ardhmen, ashtu siç duhet të bëjnë udhëheqësit me vizion. Ndërsa opozita në vend që të paraqesë ide, programe dhe vizionin e saj merret duke komentuar punën e kryetarit dhe programin e tij.

Një zhgënjim i madh për klasën e re politike, e cila në vend që ta avancojë debatin publik, po e kthen atë në vitet e 2000-ta.

Paramendoni: opozita pa ide, pa shpalosje, vetëm duke u marrë me tjetrin.

E zhgënjyeshme, për besë!

Prandaj, gjitha gjeneratat përkrhain vizionin për “Ferizajn e gjenratës tjetër”