Synetia (rrethprerja) është një ndërhyrje delikate që, ndonëse është e shpeshtë, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe profesional, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë!
Ky proces nuk është thjesht “i lehtë” apo “traditë” është një ndërhyrje kirurgjikale që duhet të kryhet vetëm nga specialistë të fushës pediatrike.
Dr. Ali Aliu, kirurg i specializuar për fëmijë, është një nga emrat më të respektuar në kirurgjinë pediatrike në Kosovë. Me përvojë të gjatë dhe me qindra ndërhyrje të suksesshme, ai garanton trajtim të sigurt, të saktë dhe me kujdes të veçantë për organizmin e ndjeshëm të fëmijëve.
Në vitin 2019, Dr. Aliu ishte pjesë e një ndër operacioneve më të rralla që është realizuar në Kosovë te një fëmijë 2-vjeçar një ndërhyrje që është shënuar si e dyta e këtij lloji brenda 20 viteve.