Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Ferizaj të cilët ishin përleshur mes vete rreth orës 20:11 të datës 11.09.2025.
Njëri nga të dyshuarit, sipas Policisë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në ajër.
Organet e rendit në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë-pistoleta dhe 13 gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje/kallxo.com/