Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për të shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tashmë prej pesë vitesh ndodhen në paraburgim në objektin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Kjo protestë madhështore është organizuar nga mërgimtarët shqiptarë, në bashkëpunim me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Qëllimi i protestës ishte të përçonte një mesazh të qartë për gjykim të paanshëm dhe të pavarur, në përputhje me normat ligjore, kushtetuese dhe ndërkombëtare.