Në Kaçanik, më 07.09.2025 rreth orës 23:00, u regjistrua një rast i kontrabandimit me mallra.
Dy persona u ndaluan nga njësitet policore gjatë patrullimit.
Atyre në veturë iu gjetën rreth 40 kilogramë duhan pa dokumente përcjellëse.
Ky duhan dyshohet të jetë i kontrabanduar.“Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar bashkë me veturën, ndërsa malli-duhani është konfiskuar dhe i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejshme” – thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, më 08.09.2025.