Po vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Tërrn- Kosinë dhe lagjen Lubovc
Drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini dhe Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, vizituan sot punimet për asfaltimin e arteries rrugore që lidh një grup fshatrash si fshatin Tërrn, Kosinë dhe lagjen Lubovc, rrugë kjo me rëndësi të posaçme e cila përveç që lidh komunikimin rrugor për banorët e këtyre fshatrave, ka peshë të veçantë për bujqësinë, duke iu mundësuar qasje të lehtë e të shpejt, qindra bujqve e fermerëve për të punuar qindra hektarë të tokës bujqësore në këtë zonë njoftohet nga faqja e komunës së Ferizajt.