Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten Njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe narkotikë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, të enjten në ora 21:00.
“Njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 16 fishekë, katër qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë 1.62 gramë, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.
Policia tutje njofton se gjatë kontrollit të banesës tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar edhe 21 fishekë, dy qese të najlonit me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Pas përfundimit të përgjithshëm të kontrollit është konfiskuar edhe vetura e përfshirë në rast dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është në dërguar në mbajtje. /Telegrafi/