WiFi falas në sheshin e Ferizajt
Të dashur qytetarë të Ferizajt!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Ferizajt është përzgjedhur komunë përfituese nga iniciativa WiFi4WB, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë përmes projektit EU4Digital përmes së cilës javëve në vijim, përmes Operatorit Vala Telekomi i Kosovës do të kryhen instalimet e nevojshme ashtu që qytetarët, bizneset dhe çdo vizitorë i Ferizajt do të kenë mundësi të shijojnë qasje të shpejtë dhe falas në internet, njoftohet në faqen e Komunës së Ferizajt.