Kishte ngarkuar dru, i dyshuari tenton t’i godas me veturë zyrtarët e Agjencisë Pyjore në Shtërpcë

Dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës kanë raportuar një tentim sulmi ndaj tyre nga një person i dyshuar, i cili po drejtonte një automjet tip xhip të ngarkuar me dru.

Sipas deklarimeve të tyre, i dyshuari ka refuzuar të ndalet dhe ka tentuar t’i godasë me automjetin e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, dhe për të është informuar prokurori përkatës.

Ndërkohë, njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/