
Analisti politik, Visar Ymeri ka vlerësuar përvojën dhe qasjen në politikë të Agim Aliut dhe Imri Ahmetit.
“Këta janë dy prej kryetarëve që shquhen për disa karakteristika. Të dy kanë përvojë të jashtëzakonshme në nivel qendror dhe në Kuvend, ashtu siç kanë pasur Agim Aliu dhe Imri Ahmeti. Më bën përshtypje qetësia e tyre dhe mënyra se si e kuptojnë garën elektorale – si një garë ku dikush fiton dhe dikush humb, por ku secili kandidat përpiqet të japë më të mirën për të fituar”, ka deklaruar Ymeri në “VV Show”.
Ai ka theksuar se kjo qasje i dallon nga politikanët e tjerë që shpesh bëjnë vetëm premtime të mëdha.
“Për shkak të punëve që i kanë kryer dhe atyre që synojnë t’i realizojnë, jo vetëm nga fjalët e mëdha që japin, unë mendoj se kjo është një cilësi e jashtëzakonshme që njerëzit duhet ta kuptojnë në politikë”, ka shtuar ai.
Sipas Ymerit, një tjetër element pozitiv tek Aliu e Ahmeti është se nuk e shohin kundërshtarin politik si armik, por vetëm si rival në garë./paparaci.com/