
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku ka treguar Grykën e Neredimes.
Aliu krah videos ka shkruar se Gryka e Neredimes është krenaria që e ka shoqëruar dhe shtoi se ka marr mbështetje nga banorët aty.
“Në Grykën e Neredimes tek rrënjët e mia, dashuria që më rriti e krenaria që gjithë jetën më shoqëroi, themeli i lavdisë dhe lirisë, burimi i fitoreve të gjithmonshme e historike, energjia e entuziazmi bashkë me mbështetjen e jashtëzakonshme për ta ndërtuar Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”, ka shkruar ai.