Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Ferizaj, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën “Sadik Bega”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
“Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thekson se rrethanat e plota të rastit janë duke u hetuar.